Showbiz

Vajza 3-vjeçare e Kylie Jennerit po lanson një markë

Para se Stormi Webster të shkojë në çerdhe, ajo mund ta hapë markën e saj të parë të suksesshme.

Kështu nënkuptohet nga nëna e saj, Kylie Jenner, në një video që ajo ka publikuar në kanalin e saj në Youtube dhe ku flet për linjën e saj të bukurisë. Në video, Jenner dhe e ëma e saj diskutojnë për linjën e gjatë të grave sipërmarrëse në familjen e tyre – modelet që Stormi ka në jetën e saj për të ndjekur, shkruan CNN.

Në pamje shihet Stormi në zyrat e “Kylie Cosmetics”, me një tavolinë rozë e të bardhë për fëmijë, të cilën Jenner e quajti “zyra ku ajo (Stormi) i kryen bizneset e saj”.

Ajo shtoi: “Aktualisht ajo po lanson një markë sekrete të vogël së shpejti me të cilën kemi punuar për ca kohë”.

Nuk dihet për çfarë marke bëhet fjalë dhe sa është e përfshirë 3-vjeçarja.