Showbiz

Cardi B feston ditëlindjen e tretë të vajzës së saj

Cardi B ka festuar në mënyrë madhështore ditëlindjen e tretë të vajzës së saj Kulture Kiari.

Reperja amerikane ka shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram fotografi nga festa madhështore të cilën kishte organizuar për përvjetorin e tretë të vajzës e në të cilën nuk mungonte edhe torta gjigante.

Fituesja e çmimit “Grammy” ka festuar ditëlindjen e vajzës vetëm pak javë pasi ka bërë të ditur se është në pritje të fëmijës së dytë me bashkëshortin e saj, reperin Offset.

Ndërkohë, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është një fotografi profesionale të cilën Cardi B e ka publikuar në Instagram e ku shihet bashkë me Kulture, të dyja të veshura me shumë stil.

Image
Image