Showbiz

Jamie Lee Curtis rikthehet me rol në filmin horror “Halloween Kills”

 

Është publikuar traileri i parë i filmit “Halloween Kills”, vazhdimi i fundit në serinë e filmave të njohur horror. 

Aktorja Jamie Lee Curtis e përsërit rolin e Laurie Strode, e cila edhe në këtë film përballet me vrasësin serik, Michael Myers. Në përpjekjen e saj për ta vrarë një herë e përgjithmonë këtë personazh famëkeq ajo ndihmohet nga vajza e saj Karen, e portretizuar në film nga Judy Greer, dhe mbesa e saj Allyson, rol ky i luajtur nga Andi Matichak.