Showbiz

Aniston flet për presionin që Perry ia bënte vetes

 

Aktorja Jennifer Aniston ka thënë se ribashkimi për serinë “Friends” i ka ndihmuar që të zbulojë më shumë për mendjen e kolegut Matthew Perry dhe vështirësitë e tmerrshme si një aktor i komedisë.

“Nuk e kam kuptuar nivelin e problemit dhe torturës që binte mbi Matthew Perryn nëse ai nuk bënte të qeshte. Nuk e dija për shkatërrimin që ndiente ai”, ka thënë Aniston, 52-vjeçare, në emisionin “Today”.