Duket se yjet e estradës janë në garë për hitin e verës 2021.
Pas lansimit të disa bashkëpunimeve të suksesshme, si Dhurata Dora dhe Gims me këngën “Only You”, Kida dhe Samra me “Lila, Dafina Zeqiri dhe Cricket me këngën “Pa ty”, Tayna dhe Azet me “Ti harro”, Ronela Hajati dhe Vigg Popa me “Alo”, Majk dhe Ledri Vula me “Marr”, Kidda dhe Capital T me këngën “Magji” dhe të tjerë, tani edhe një dyshe e njohur e muzikës vjen me një këngë ritmike dhe mjaft verore. Fjala është për këngëtarët Xhensila Myrtezaj dhe Lumi B, të cilët të hënë e lansuan videoprojektin me titull “Prit pak”.
Kënga vjen me melodi të krijuar nga Yll Limani dhe interpretohet në mënyrë të mrekullueshme nga Lumi dhe Xhensila.
Edhe videoklipi është realizuar me mjaft stil dhe i përshtatet atmosferës verore të cilën e përcjellin tingujt e këngës.
Të gjitha bashkëpunime e lartpërmendura janë mirëpritur nga adhuruesit e muzikës shqipe, dhe besohet se do ta shoqërojnë publikun gjatë muajve të nxehtë të verës.
“Prit pak” tashmë është publikuar në platformën YouTube dhe brenda 17 orëve ka arritur t’i marr afërsisht gjysmë milion klikime.