Showbiz

Nick Cannon baba për herë të katërt në gjashtë muajt e fundit

Foto: AP/Associated Press

Alyssa Scott e ka konfirmuar lajmin se është në pritje të një fëmijë me aktorin dhe prezantuesin, Nick Cannon.

Modelja amerikane së fundmi nxiti spekulime në media se ylli i shout, “Masked Singer”, është babai i fëmijës që pritet ta sjell në jetë së shpejti, me ta postuar një fotografi të barkut të fryrë me ç’rast edhe deklaroi se planifikon ta pagëzojë foshnjën, Zen S. Cannon. Por tani ajo e ka konfirmuar këtë lajm duke e postuar një fotografi në përqafimin e aktorit të famshëm, me ç’rast edhe ia uroi Ditën e Baballarëve.

“Sot po të festojmë ty”, kishte shkruar modelja në postimin e saj në Instagram.

Ky do të jetë fëmija katërt në gjashtë muajt e fundit për 40-vjeçarin Cannon, i cili gjithsej i ka shtatë fëmijë.

Ylli i showbizit është babai i binjakëve, Moroccan dhe Monroe, të cilët i ka me divën e muzikës Mariah Carey. Ai po ashtu e ka një djalë të quajtur Golden dhe vajzën Powerful, me ish të dashurën Brittany Bell. Në qershor të këtij viti, Cannon dhe Abby De La Rosa i mirëpritën në jetë binjakët, Zion Mixolydian Cannon dhe Zillion Heir Cannon. Kurse fëmija i tij i shtatë që pritet të vijë në jetë së shpejti, do të jetë me modelen Alyssa Scott.

Nuk dihet nëse aktori është në lidhje me ndonjërën prej këtyre grave të cilat po i sjellin në jetë fëmijët e tij, por që të gjitha janë në dijeni për njëra-tjetrën dhe duket se nuk e kanë problem këtë gjë.

Nick Cannon dhe Mariah Carey ishin të martuar nga viti 2008 deri më 2014, dhe njiheshin si një prej çifteve më të përfolura të showbizit. Ata thonë se i kanë dhënë fund martesës në formë miqësore, dhe gëzojnë raporte të mira edhe sot teksa së bashku kujdesen për binjakët e tyre 12-vjeçar, Moroccan dhe Monroe.

{gallery}