Kendall Jenner për herë të parë foli hapur për lidhjen romantike
Foto: AP/Associated Press
Për herë të parë, modelja e famshme Kendall Jenner ka folur hapur për të dashurin e saj, Devin Booker.
Ndërsa çifti kanë shpërndarë fotografi të shumta të njëri-tjetrit në mediat sociale, përfshirë festimin e një vjetorit të tyre javën e kaluar, modelja 25-vjeçare tek tani ka pranuar të flas hapur për basketbollistin profesionist.
“Po, ai është i dashuri im”, ka deklaruar Kendall.
Tutje ylli i emisionit “Keeping Up ëith the Kardashians”, e pranoi se ka preferuar ta mbajë lidhjen e saj romantike larg vëmendjes së publikut dhe mediave, veçanërisht pasi i ka parë motrat e mëdha, Kourtney, Kim dhe Khloe Kardashian, duke i tejkaluar publikisht shkurorëzimet dhe ndarjet nga partnerët e tyre.
“Mendoj se kështu gjërat kanë funksionuar më mirë për mua. Pa dashur t’i ofendojë motrat e mia të mëdha, por mendoj se Kylie dhe unë e kemi pasur rastin t’i shohim ato teksa i kanë tejkaluar ndarjet dhe shkurorëzimet në syrin e publikut, prandaj kemi zgjedhur të veprojmë ndryshe me lidhjet tona. Pra, ishte një preferencë personale të cilën e kemi vendosur qysh në moshë të re. të jem e sinqertë, mendoj se jeta ime është më e thjeshtë dhe lidhjet tona të dashurisë kanë më të shëndetshme. Konsideroj se lidhjet romantike janë çështje private dhe jo për të tjerët që t’i gjykojnë dhe vlerësojnë ato”.
Kendall po ashtu insiston se nuk është e vërtetë që krijon lidhje vetëm me lojtarë të basketbollit, por e pranon se është adhuruese e këtij sporti dhe nuk i vjen turp që e ka një tip të meshkujve që i pëlqejnë.
Javën e kaluar, Jenner i ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi, ku shfaqej në përqafimin e të dashurit 24-vjeçar, Devin Booker. Çifti dukej shumë i lumtur dhe i dashuruar, me ç’rast edhe e shënoi një vjetorin e lidhjes.