Victoria Beckham, Holly Willoughby dhe Rochelle Humes ishin disa prej të njohurve që e kanë festuar të dielën Ditën e Baballarëve në mediat sociale.
Victoria, 47-vjeçare, ka ndarë një fotografi me babanë e saj Anthony Adams, ku dyshja shihet e përqafuar në prapaskenën e një prej koncerteve të grupit “Spice Girls” më 1994 dhe e ka befasuar bashkëshortin e saj me balona, për ta rikujtuar të kaluarën e tij në futboll.
Fotografive ua shtoi edhe mbishkrimin: “Urime Dita e Baballarëve për babanë më të mirë! Kjo fotografi është bërë në një nga turnetë e ‘Spice Girls’! Urime Ditën e Baballarëve! Të dua shumë”.
Disenjatorja ia ka kushtuar një postim edhe bashkëshortit të saj, David Beckham, duke e quajtur “babai më i dashur”, ku ka ndarë edhe disa fotografi të Davidit me katër fëmijët e tyre.
Edhe David Beckham ka shfrytëzuar Instagramin për t’i ndarë disa fotografi. Së pari ka postuar një fotografi me prindërit dhe motrën e tij dhe më pas edhe disa fotografi me fëmijët e tij.
“Pjesa më e mirë e jetës sime është të qenët baba. Ju dua shumë të gjithëve”.
Legjenda e futbollit dhe bashkëshortja e tij Victoria kanë katër fëmijë: Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper.
David ka ndarë me ndjekësit e tij disa fotografi me fëmijët e tij nga pjesë të ndryshme të botës.
Prezantuesja Holly Willoughby gjithashtu ka shpërndarë në Instagram një urim të veçantë për babanë e saj, së bashku me disa fotografi. Ajo ka shkruar: “Urime Dita e Baballarëve, baba! Të dua shumë, shumë, shumë…faleminderit që je rreze drite në jetën time”.
Holly, 40-vjeçare, dukej goxha bukur në një fustan kuqebardh, kurse babai i saj, Brain, kishte të veshur një kostum të hirtë.
Ndërsa, Rochelle Humes ishte siguruar që bashkëshorti i saj Marvin Humes – me të cilin ka tre fëmijë – të ishte qendra e vëmendjes.
Këngëtarja britanike, me anë të disa fotografive, ka shkruar kështu për yllin Marvin: “Urime Ditën e Baballarëve, njeri i vërtetë. Babai më zemërgjerë dhe me shpirtin më të pastër”.