Showbiz

Eilish akuzohet për fyerje të aziatikëve

Descriptive Text

Këngëtarja e njohur, Billie Eilish, është akuzuar për përdorim të fjalëve raciste dhe tallje të thekseve aziatike. Në një video të publikuar në aplikacionin TikTok, këngëtarja 19-vjeçare duket se përdor një fjalë fyese për personat me prejardhje kineze.

Në një tjetër video, këngëtarja tallet me theksin aziatik, teksa vëllai i saj Finneas tallet me të për shkak se ajo po fliste “një theks afro-amerikan”. Ende nuk dihet se ku janë incizuar videot apo në çfarë konteksti.

Dhjetëra fansa janë shprehur të befasuar me veprimet e saj, ndërsa shumë të tjerë kanë fajësuar sindromën Tourette nga e cili vuan këngëtarja Eilish. Ky çrregullim nxit veprime të pavullnetshme. Mirëpo, në vitin 2018 kur e kishte pranuar se vuan nga ky çrregullim, këngëtarja kishte thënë se është fizik dhe jo verbal.

Ylli i njohur i muzikës, Billie Eilish, është duke e realizuar një projekt të veçantë me televizionin BBC. Tom March, bashkudhëheqësi i labelit “Polydor” me të cilin Eilish bashkëpunon, për revistën “Music Week” zbuloi se këngëtarja e shpërblyer me çmim “Grammy” e ka në planprogram realizimin e një projekti me televizionin e njohur, i cili e shoqëron albumin e saj të dytë, “Happier Than Ever”. Incizimi i shumëpritur i yllit amerikan të muzikës lansohet më 30 korrik.

Edhe pse nuk dihen shumë detaje rreth këtij projekti, yje të tillë si Adele, Ariana Grande dhe Harry Styles në të kaluarën kanë realizuar projekte me “BBC”-në .

Këngëtarja 19-vjeçare e cila është shndërruar në mega yll të muzikës, së fundmi i njoftoi fansat se e ka zgjeruar turneun “Happier Than Ever World Tour”, i cili ka për qëllim ta promovojë albumin rekordthyes të vitit 2019, “When We All Fall Asleep, Where Do We Go?”.