Showbiz

Miliarderja MacKenzie Scott dhuron edhe 2.7 miliardë dollarë

Miliarderja MacKenzie Scott, ish-bashkëshortja e themeluesit të Amazonit, Jeff Bezos, ka dhuruar edhe 2.7 miliardë dollarë tjerë për bamirësi, raporton BBC.

Scott në një postim në bllogun e saj ka thënë se dëshiron të jap para për ata “ishin historikisht të nënfinancuar dhe anashkaluar”.

Ajo shkroi se ka zgjedhur 286 organizata që punojnë në pabarazinë racore, arte dhe arsim.

Scott është një nga gratë më të pasura në botë. Shumica e pasurisë së saj vjen nga divorci me Bezosin në vitin 2019. Bezos aktualisht është njeriu më i pasur në botë.

Si pjesë e marrëveshjes, Scott ka përfunduar me 4 për qind të aksioneve të Amazonit, pasi kishte ndihmuar Bezosin të fillonte gjigantin e teknologjisë në vitin 1994.