Showbiz

Post Malone bëhet me buzëqeshje 1 milion dollarëshe

Ylli i hitit “Circles”, Post Malone, është bërë muzikanti i radhës i cili e ka pasuruar pamjen e tij me stoli të vlefshme, kjo pasi reperi i ka shpenzuar më shumë se 1 milion dollarë për dy dhëmbë diamanti.

Sipas raportimeve të uebfaqes për të famshëm TMZ.com, Malone i ka paguar 1.13 milionë dollarë për krijimin e dy dhëmbëve nga porcelani të ilustruar me dy gurë diamanti. Procedura e realizimit dhe vendosjes së dhëmbëve u krye nga dentisti i të famshmëve, Thomas Connelly dhe dentisti kozmetik, Naoki Hayashi. Kurse dizajnin e diamanteve të vendosura në dhëmbët e porcelanit, e ka bërë Isaac Bokhoor dhe ekipi i tij në dyqanin e stolive, “Angel City Jewellers”.

“Me një buzëqeshje që tregon punën e dhëmbëve natyral nga porcelani të kombinuar me 2 gurë diamanti prej 12 karatësh, Post Malone, fjalë për fjalë e ka një buzëqeshje 1 milion dollarëshe”, ka deklaruar dentist Connelly përmes një postimi në Instagram.

 

 

Dukja e re e yllit të njohur amerikan vjen pasi miku i tij reper, Lil Uzi Vert, e vendosi një gurë diamanti në vlerë prej 24 milionë dollarësh, në ballë. Megjithëkëtë, ai tashmë i është nënshtruar procedurës kozmetike për largimin e kësaj stolie të kushtueshme, me arsyetimin se është frikësuar që do ta humbas gurin e çmuar.

Post Malone e lansoi albumin e tij të fundit, “Hollywood’s Bleeding”, në vitin 2019. Ky incizim u mirëprit nga fansat e reperit si dhe u vlerësua lartë nga kritikët e muzikës.

Reperi do të performojë në disa festival sivjet, përfshirë këtu “Lollapalooza” në Chicago, “Rolling Loud” në Miami, “Governors Ball” në New York dhe “Rock in Rio” në Lisboa.