Showbiz

Chrisy Teigen e penduar për bulizimin e disa personave në të kaluarën

Chrissy Teigen vuan nga pesha e pendimit, pas akuzave për bulizëm kundër saj.

Ylli i emisionit “Lip Sync Battle” u akuzua nga Courtney Stodden për faktin se i kishte thënë asaj të vetëvritet përmes disa komenteve të cilat Teigen ia kishte dërguar në rrjetet sociale, kur Courtney ishte ende tinejxhere.

Nga momenti kur dolën në shesh akuzat kundër saj, modelja e famshme Teigen e pranoi gabimin e saj si dhe kërkoi falje publike për fjalët e pandjeshme.

Dhe pasi pushoi për një muaj nga rrjetet sociale, Chrissy u rikthye me postimin e një letre të hapur ku tha se po e vazhdon procesin e kontaktimit në mënyrë private të të gjithë njerëzve që ajo i ka fyer në të kaluarën.

“Përshëndetje të gjithëve. Këto javët e fundit ishin shumë modeste për mua dhe i kam shfrytëzuar ato për të reflektuar mbi veprimet e mia. E di se kam qenë e heshtur dhe Zoti e di që ju nuk doni të dëgjoni për mua, por dua t’iu tregoj se që kam qëndruar në vrimën e ndëshkimit global të merituar, dhe kam menduar vazhdimisht për gabimet që i kam bërë. Nuk ka kaluar një ditë dhe as një moment i vetëm që nuk e kam ndjerë peshën dërrmuese të pendimit për gjërat që i kam thënë në të kaluarën. I kam kërkuar falje publike një personi, por ka edhe të tjerë që e meritojnë t’iu kërkojë falje. Aktualisht jam në procesin e kontaktimit privat të gjithë këtyre njerëzve që i kam ofenduar. E kuptoj që ata mund të mos duan të flasin me mua, sepse mendoj që as unë nuk do të dëshiroja të flisja me veten time. Por nëse ata pranojnë, atëherë u them se kam këtu për t’iu dëgjuar gjithçka që keni për të më thënë, derisa njëkohësisht do të vazhdojë t’iu kërkojë falje nga thellsia e zemrës”, ka deklaruar Teigen përmes një mesazhi të gjatë të postuar online.

Chrissy vazhdoi tutje duke e pranuar se nuk ka arsyetim për komentet që i ka bërë në të kaluarën, por tha se atëkohë ishte një person jashtëzakonisht pa vetëbesim dhe i papjekur.

“Thjeshtë nuk ka arsyetim për postimet e tmerrshme të së kaluarës. Personat që i kam shënjestruar për t’i ofenduar nuk e kanë merituar të tregohem e vrazhdë me ta. Askush nuk e meriton të bulizohet. Shumica prej tyre kishin nevojë për empati, mirësi, mirëkuptim dhe përkrahje, dhe nuk e meritonin poshtërsinë time duke u maskuar si një lloj humori i rastësishëm dhe i hidhur. Unë isha një person që bulizoja dhe ky është realiteti. Më vjen shumë keq për këtë gjë dhe jam penduar shumë për gjithçka. Në realitet, atëkohë isha një person pa vetëbesim, i papjekur dhe jetoja në një botë ku mendoja se duhej t’i impresionoja të panjohurit, për t’u pranuar nga shoqëria. Me veprimet e mia keqbërëse mundohesha ta fitoja vëmendjen e publikut në rrjetet sociale. Mendoja se duke bërë shaka në emër të të famshmëve, më bënte një person cool dhe të rëndësishëm online”, shtoi tutje Teigen.

Modelja e përfundoi letrën e saj të gjatë duke u kërkuar fansave për durim, dhe jo që t’ia falin gabimet pa i vuajtur pasojat.

“Nuk do t’iu kërkojë të më falni, por vetëm ju kërkojë të tregoni durim dhe tolerancë ndaj meje. Ju lutem të më lejoni t’i zotëroj gabimet e mia dhe të punojë në përmirësimin e vetes dhe të mundohem t’i bëjë ndryshimet e duhura në jetën time”, përfundoi modelja.

Chrissy Teigen është e martuar me muzikantin John Legend me të cilin i ka dy fëmijë, Luna dhe Miles.