Showbiz

Rita dhe J-LO së shpejti me bashkëpunim

Jennifer Lopez dhe Rita Ora thuhet se kanë zhvilluar bisedime “sekrete” për të diskutuar për bashkëpunimet e ardhshme në muzikë dhe film. Këngëtaret e famshme thuhet se janë takuar në Los Angeles për të folur se çfarë “mund të bëjnë së bashku”, sipas gazetës “The Sun”.

Rita, 30-vjeçare, së fundmi është kthyer në Kaliforni pas qëndrimit të saj disamujor në Australi, ku po xhironte “The Voice”, ndërsa Jennifer, 51-vjeçare, u kthye përsëri në Los Angeles pasi përfundoi xhirimet e videoklipit në Miami këtë javë. “The Sun” ka raportuar: “J-Lo dhe Rita u takuan në ‘Soho House’ në Los Angeles dhe kaluan disa orë duke folur për gjërat që mund të bënin së bashku. Kishte një ndjenjë të vërtetë vlerësimi të ndërsjellë midis grave. Trajektorja e karrierës së J-Lo-s është diçka që Rita dëshiron shumë ta imitojë”.

Duket se një bashkëpunim me krijuesen e hitit “Jenny From The Block” ka qenë në radarin e Ritës për vite me radhë, pasi Rita foli më 2018 për preferencën e saj për ta ekuilibruar karrierën televizive dhe filmike me muzikën.

Në intervistë ajo ka treguar se frymëzohet nga Jennifer. Rita kishte thënë: “Zgjodha të bëj shumë gjëra, në televizion dhe filma. Një nga frymëzimet e mia më të mëdha është Jennifer Lopez”.

Kjo vjen një ditë pasi Rita u pa në një dyqan në Los Angeles me të dashurin e saj të ri, regjisorin Taika Waititi. Rita dhe Taika, 45-vjeçar, thuhet se u bënë bashkë, pasi ajo u nda në fillim të këtij viti nga regjisori francez Romain Gavras, djali i regjisorit Costa-Gavras.

Lajmi për romancën u publikua në prill, kur mbërritën së bashku në Shtëpinë e Operës në Sidnei për premierën “Drag Race Down Under” nga RuPaul. Ndërkohë, Jennifer së fundmi është rilidhur me ish të fejuarin Ben Affleck. Jennifer dhe aktori 48-vjeçar Ben, u panë së pari së bashku në fund të prillit, ku çifti i njohur kaloi kohë në Montana.

Një burim ka thënë për të përjavshmen “UsWeekly” se Jennifer dhe Ben janë dashuruar përsëri pas 17 vjetësh dhe se ndihen se janë shpirtra binjakë. Jennifer i dha fund fejesës me Alex Rodriguezin në prill. Në anën tjetër, Ben dhe aktorja Ana de Armas u ndanë pas një lidhjeje njëvjeçare në janar të këtij viti.