Aktori Ricky Gervais ka shtuar pasurinë e tij në Mbretërinë e Bashkuar për gati 16 milionë funte gjatë pandemisë.
Pasuria e yllit të serisë “The After Life” është ngritur për 2.7 milionë funte gjatë vitit të kaluar, teksa emisionet e tij televizive kanë vazhduar të jenë të suksesshme gjatë izolimit nga pandemia.
Nga prilli i vitit të kaluar deri në marsin e këtij viti, kompanisë së tij “Red Lion 100 Limited” i është ngritur vlera për 1.2 milionë. Tani kompania vlen 8.6 milionë funte. Kompania tjetër “Red Lion 99 LLP” gjatë kësaj periudhe ka shënuar rritje prej 1.4 milionë funteve. Tani ka vlerën e 3.5 milionë funteve.
Suksesit në arkat e aktorit i ndihmoi shikueshmëria e sezonit të dytë të “The After Life”, që në platformën Netflix ishte më e shikuara në periudhën e izolimeve për mbrojtje nga pandemia. Si rezultat i këtij suksesi, aktori britanik nënshkroi marrëveshjen e re me “Netflixin” për realizimin e sezonit të tretë, që tashmë është duke u xhiruar.
Në shifrat e pasurisë nuk janë llogaritur paratë që ka fituar nga seria “The Office”, që ndihmoi në miliona dollarë kur u transmetua për nëntë sezone deri në vitin 2013. Pasuria totale e aktorit britanik vlerësohet të jetë 140 milionë dollarë.
Ricky, i cili luan dhe shkruan skenarin e “The After Life”, konfirmoi se xhirimet për sezonin e tretë kishin filluar në muajin mars.
Seria “The After Life” ka të bëjë me historinë e gazetarit Toni që fillon të ngjallet shkaku i famës si gazetar.
Seria zhvillohet në qytetin e vogël fiktiv të Tamburyt dhe eksploron luftën e Tonit me pikëllimin e pamasë për gruan e tij. Gjatë serisë, Toni të përpiqet të bëhet një mik më i mirë për ata që e rrethojnë – të cilët, secili veç e veç, përballen me problemet e veta.