Showbiz

Miley Cyrus ka dëshirë të bashkëpunojë me këngëtaren Billie Eilish

Miley Cyrus në një intervistë të fundit ka folur për këngëtaren, Billie Eilish, dhe dëshirën e saj për të bashkëpunuar me yllin tinejxher të muzikës pop.

Cyrus gjatë karrierës së saj vazhdimisht ka bashkëpunuar me artistë të ndryshëm, si Stevie Nicks, Dua Lipa, Mark Ronson dhe Elton John.

Duke folur për revistën “British Vogue”, këngëtarja e zbuloi emrin e artistes me të cilën dëshiron të punojë në të ardhmen.

“Gjithmonë ka artistë të rinj të cilët dalin në skenë dhe janë mjaft interesant. Unë e adhuroj Billie Eilishin. Mendoj se ajo është shumë cool, dhe më pëlqejn mesazhet që ajo i përqon përmes muzikës së saj. Kështu që do të më pëqente shumë të bashkëpunoja me të në një të ardhme të afërt”, ka deklaruar këngëtarja.

Edhe pse kjo dyshe e njohur e muzikës ende nuk është bërë bashkë për të punuar në ndonjë projekt, Cyrus e kishte interpretuar një këngë të Eilishit në koncertin e vitit të kaluar, “BBC Radio One’s Live Lounge”. Në muajin shtator, ylli amerikan e solli një perfomancë për ta promovuar lansimin e këngës, “Midnight Sky”, dhe në listën e këngëve të interpretuara e shtoi edhe hitin e Eilishit, “My Future”.

Dy artistet do të jenë ndër performueset kryesore në edicionin e sivjetmë të festivalit, “Austin City Limits”, që mbahet në Teksas. Kjo ngjarje zë vend në fundjavat e 1-3 dhe 8-10 tetorit.

Gjithashtu planifikohet që Miley ta mbajë një koncert falas për të gjithë personat e vaksinuar, dhe me ç’rast do të festohet Muaji i Krenarisë.

“Nëse jeni në Nashville dhe jeni të vaksunuar, ejani për ta festuar Muajin e Krenarisë me mua dhe disa miqë shumë të veçantë. Do t’i këndojë disa këngë origjinale dhe disa ‘covera’, me mysafirë të përzgjedhur me kujdes nga unë dhe të cilët shquhen si aleatë të komunitetit LGBTQ+”, kishte shkruar Cyruar në mesazhin e postuar në Twitter.

Koncerti në fjalë mbahet të marten më 8 qershor në Nashville.