Showbiz

Bideni e quan dashurinë për muzikën K-pop “universale”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, pati takimin e dytë me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-In.

Përveç çështjeve politike që diskutuan, pati edhe një temë tjetër e cila u përmend: Muzika K-pop.

“Admiruesit e K-popit janë universal”, ka thënë Bideni. “Mund të kuptoj se ata që qeshën, e dinë për çka po flas”.

Komenti i tij vjen një ditë pas publikimit të këngës më të re të grupit korean BTS, e cila për 20 orët e para mori 97 milionë shikues dhe në këtë ritëm është drejt thyerjes së rekordit të këngës së tyre të mëhershme për shikueshmërinë më të lartë në Youtube në 24 orë.

Biden përmendi rrugët përmes të cilave Koreja e Veriut dhe SHBA-ja kanë arritur të kapërcejnë dallimet kulturore.

“Njerëzit tanë ndajnë një histori të gjatë. Ushtarët tanë kanë luftuar përkrah njëri-tjetrit. Shkencëtarët tanë punojnë krah për krah në të dyja vendet. Studentët tanë studiojnë bashkë, ndajnë ide dhe japin mundësi të reja për bashkëpunim në të ardhmen. Marrëdhëniet tona ndërnjerëzore dhe lidhjet kulturore vetëm sa po rriten”, ka thënë ai, shkruajnë mediat e huaja.

Liderët u takuan për të diskutuar ndaljen e programit të armëve bërthamore të Koresë së Veriut. Bideni i quajti kapacitetet bërthamore të Koresë së Veriut dhe Iranit “kërcënime serioze”.