Showbiz

J.K. Rowling i ka dhuruar 1 milion funte për ta luftuar koronavirusin në Indi

Foto: AP/Associated Press

Autorja e njohur e librave Harry Potter, J.K. Rowling, i ka dhuruar 1 milion funte për të ndihmuar në luftimin e koronavirusit në Indi.

Organizata bamirëse e Rowlingut, “Volant Charitable Trust”, e ka ndarë këtë shumë ndërmjet dy organizatave bamirëse të angazhuara në luftimin e virusit vdekjeprurës në shtetin i cili së fundmi është prekur rëndë nga rastet me COVID-19.

Të hollat e dhuruara u gjeneruan falë shitjeve të librit më të fundit për fëmijë të shkrimtares 55-vjeçare, “The Ickabog”.

“Një falënderim i madh për të gjithë që e kanë blerë librin ‘The Ickabog’. Si rezultat, trusti im bamirës vazhdon të ketë mundësi t’i ndihmojë personat me të ndikuar nga pandemia #COVIDIndia.”, kishte shkruar Rowling në rrjetin social Twitter.

Organizata humanitare “Khalsa Aid” ka bërë të ditur se janë të kë kënaqur dhe tejet mirënjohës për pranimin e këtij donacioni, njësoj sikurse “Trusti Britanik Aziatik” i cili e quajti këtë donacion, një kontribut të jashtëzakonshëm.

Muajin e kaluar, J.K. Rowling e pranoi se ishte befasuar jashtë mase nga ata që kishin blerë kopje të librit të saj të fundit, edhe pse kjo histori tashmë ishte botuar falas, ngase kjo do të thoshte që fondacioni i saj mund të ndihmojë edhe më shumë njerëz të prekur nga kriza globale e shëndetit.