E shpëtuar si fëmijë nga vrasësi legjendar i quajtur Moody dhe e trajnuar për ta trashëguar biznesin familjar, Anna, shquhet si një prej vrasëseve me pagesë më të talentuara në botë. Por, kur Moody, burri të cilin ajo e kishte konsideruar si baba dhe që ia kishte mësuar të gjitha që i duheshin në jetë për të mbijetuar, vritet brutalisht nga disa persona, Anna betohet të marr hak për të edhe nëse di duhet ta rrezikojë jetën e saj.
Kjo është tema të cilën e trajton filmi i ri, “The Protégé”, i cili vjen i realizuar nga studioja “Lionsgate”. Së fundmi janë publikuar edhe sekuencat e para të këtij projekti që vjen i mbushur me aksion dhe adrenalinë.
Me regji të Martin Campbellit dhe skenar të shkruar nga Richard Wenk, filmi në rolet kryesore i sjellë aktorët yjet të hollywoodit: Michael Keaton, Maggie Q dhe Samuel L. Jackson.
“The Protégé” do të fillojë së shfaquri për publikun nëpër kinema nga 20 gushti.