Ariana Grande është martuar në fshehtësi me Dalton Gomez.
Këngëtarja 27-vjeçare thuhet se është martuar në vikend në shtëpinë e saj në Montecito të Kalifornisë.
Grande dhe Dalton thuhet se kanë pasur vetëm disa të ftuar në një ceremoni të vogël, ku çifti ka ndërruar unazat sipas traditave.
Një burim i afërt me fituesen e Grammyt tha se ceremonia e fshehtë u zhvillua afër shtëpisë së saj në Kaliforni ku jetojnë të gjithë si Oprah Winfrey, Ellen DeGeneres dhe Princi Harry dhe Meghan Markle.
Çifti është fejuar para krishtlindjeve vitin e kaluar.