Showbiz

Babai i këngëtares Adele ka vdekur në moshën 57-vjeçare

Foto: AP/Associated Press

Mark Evans, babai i këngëtares Adele, i cili e kishte braktisur atë në fëmijëri, ka vdekur pas një beteje me kancerin. Ai ishte vetëm 57-vjeçar.

“Familja e Markut është natyrisht shumë e pikëlluar me vdekjen e tij. Ai gjithmonë kishte shpresuar që do të arrinte ta përmirësonte raportin me Adelen, por fatkeqësisht gjërat mbetën njësoj mes tyre deri në fund të jetës së tij. Ai i kishte bërë disa përpjekje për t’u pajtuar me të bijën, por duket qartë se ishte bërë shumë vonë”, citohet të ketë thënë një burim i afërt i të ndjerit.

Këngëtarja 33-vjeçare, Adele, në të kaluarën ka folur disa herë për raportin e dëmtuar me të atin, duke treguar se Mark e kishte braktisur nënë e saj, Penny, kur ajo ishte vetëm tri vjeçare.

Ylli i hitit “Hello” e kishte pranuar se nuk e urrente babanë e saj, por lidhja mes tyre ishte përkeqësuar edhe më shumë, teksa ajo bëhej edhe më e famshme.

Në vitin 2013, Mark e zbuloi lajmin se po luftonte me kancerin në zorrë dhe frikësohej se nuk do të arrinte kurrë ta takojë nipin e tij, 8-vjeçarin Angelo të cilin Adele e ka me ish-bashkëshortin, Simon Konecki.

{gallery}

Image