Showbiz

Karolina Kurkova nënë për herë të tretë

Supermodelja e njohur e “Victoria’s Secret”, Karolina Kurkova, e ka sjell në jetë fëmijën e tretë. Foshnja është vajzë dhe është pagëzuar Luna Grace.

Lajmin e gëzuar, Kurkova e ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale të dielën me rastin e Ditës së Nënave.

“Mirësevjen Luna Grace, engjëlli ynë i vogël i lindur në hënën ngjyrë rozë. Kemi rënë në dashuri të plotë me ty”, kishte shkruar Kurkova përkrah fotografisë së foshnjës së porsalindur.

 

 

Modelja 37-vjeçare i ka edhe dy djemt, Tobin dhe Noah, me bashkëshortin e saj Archie Drury.

Lajmin e shtatzënisë Karolina e kishte bërë të ditur në dhjetor të vitit të kaluar, me përfshirjen në balinën e revistës “Glamour” ku u shfaq e zhveshur duke pozuar me barkun e fryrë. Në intervistën eksluzive për këtë revistë, modelja e kishte pranuar se ajo dhe Archie ishin befasuar me lajmin e shtatzënisë së tretë, por po ndihen jashtëzakonisht të lumtur që familja e tyre po shtohet.

Karolina Kurkova u lind në Çeki, por në moshën 17-vjeçare ishte zhvendosur në Amerikë për ta ndjekur karrierën si modele. Ajo njihet si një nga modelet më të veçanta dhe më të paguara të gjeneratës së saj, dhe shquhet edhe si aktore e disa projekteve filmike dhe televizive.