Showbiz

“The Vault” e sjell aktorin Freddie Highmore në një rol krejt ndryshe

 

Një arkeolog i Marinës i quajtur Walter Moreland, arrin ta nxjerr një pasuri nga një anije e fundosur, por ajo konfiskohet nga Qeveria spanjolle. Kështu, grupi i krijuar nga Moreland e ndërmerr misionin pothuajse të pamundur, për ta vjedhur këtë pasuri marramendëse nga kasaforta më e sigurt në botë, që gjendet brenda bankës së Spanjës.

Kjo është tema të cilën e trajton filmi i ri me titull “The Vault”, i realizuar nga regjisori spanjoll, Jaume Balagueros, dhe i cili në rolet kryesore i sjell aktorët Freddie Highmore, Àstrid Bergès-Frisbey, Sam Riley, Liam Cunningham, Luis Tosar, Axel Stein, José Coronado dhe Famke Janssen.

Ngjarja e filmit zë vend në Spanjë dhe si rezultat ai i përfshinë dy gjuhët, spanjolle dhe angleze. I mbushur me mister dhe aksion, filmi pritet të pëlqehet nga publiku me të filluar së shfaquri nëpër kinema, në nëntor të këtij viti.