Aktorja e njohur izraelite, Gal Gadot, ka deklaruar se kariera e saj ishte kërcënuar nga regjisori Joss Whedon.
Ylli i filmave “Wonder Woman” kishte punuar me Whedonin në filmin e viit 2017, “Justice League”, dhe në një intervisë të fundit aktorja pohoi se regjisori i njohur hollywoodian i kishte thënë se do t’ia bënte karrierën të tmerrshme, nëse do të fliste publikisht kundër tij.
Duke folur për portalin izraelit “N12”, Gadot e shjegoi raportin e saj me regjisorin: “Ai në njëfarë mënyre ma kërcënoi karrierën dhe më tha që nëse do të veproja kundër tij, do ta bënte punën në këtë industri të tmerrshme për mua. Por unë e rregullova problemin tim”.
Joss whedon ka qenë pre e kritikave kohëve të fundit, kjo pas akuzave që janë bërë kundër tij nga aktori Ray Fisher, i cili në filmin “Justice League” e portretizoi superheroin Cyborg. Ai e akuzoi regjisorin dhe producentët, Geoff Johns dhe Jon Berg, për sjellje të keqe në vendin e punës. Fisher po ashtu ka deklaruar se racizmi ka luajtur rol në realizimin final të filmit, duke nënkuptuar se vëndimi për t’i dhënë rolit të tij hapësirë të vogël në këtë projekt, nuk ishte i rastësishëm.
“Fshirja e aktorëve me ngjyrë nga versioni final i filmit ‘Justice Leagua’ në vitin 2017, nuk ishte e rastësishëm. Sjellja e Joss Whedonit ndaj aktorëve dhe punëtorëve tjerë në sheshin e xhirimeve, ishte e tmerrshëm, abuzuese, joprofesionale dhe tërësisht e papranueshme. Në veprimet e tij, Whedon përkrahej në shumë mënyra edhe nga producentët, Geoff Johns dhe Jon Berg”, citohet të ketë thënë Ray Fisher, duke folur për eksperiencën e tij në film.
Kompania “WarnerMedia” së fundmi e konfirmoi lajmin se i kanë filluar hetimet rreth këtij rasti, dhe tashmë janë ndërmarrë masa ndaj personave të akuzuar. Sidoqoftë, kompania e njohur filmike ka refuzuar të zbulojë se për çfarë masash bëhet fjalë.
Joss Whedon e kishte marrë përsipër rolin e regjisorit të filmit “Justice League” nga Zack Snyder, pasi ky i fundit u detyrua të largohet nga projekti si pasojë e vdekjes tragjike të vajzës së tij Autumn.
