Showbiz

Halle Berry dhe Van Hunt debutuan si çift mbi qilimin e kuq të ceremonisë “Oscar”

Foto: AP/Associated Press
Foto: AP/Associated Press
 

Aktorja e njohur amerikane, Halle Berry dhe muzikanti Van Hunt, debutuan për herë të parë si çift mbi qilimin e kuq të dielën mbrëma, në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve “Oscar”.

Dyshja e bëri të ditur lajmin se janë në lidhje në shtator të vitit të kaluar, përmes një postimi në Instagram. Ylli kinematografik i shpërblyer me “Oscar” e pati postuar një fotografi ku shfaqej e veshur me një bluzë e cila e mbante emrin e muzikantit në të.