Showbiz

“BRIT Awards”, ceremonia e parë me spektatorë pas një viti

“BRIT Awards”, ceremonia e parë me spektatorë pas një viti
 

Ceremonia e ndarjes së çmimeve muzikore “BRIT Awards” do të jetë ngjarja e parë më e madhe pas më shumë se një viti, e cila pritet që të ndajë 2.500 bileta falas për punëtorët kryesorë.

Në një njoftim të lëshuar të enjten është bërë e ditur se “BRIT” do të mbahet para më shumë se 4.000 spektatorëve në sallën “O2” në Londër, më 11 maj – gjashtë ditë para fazës së radhës të kufizimit të masave në Britaninë e Madhe.