Jennifer Lopez nuk ka mbetur e vetmuar pas ndarjes nga i fejuari i saj, Alex Rodriguez.
Këngëtarja dhe aktorja 51-vjeçare e cila muajve të fundit është duke qëndruar në Republikën Dominikane për xhirimet e filmit më të ri “Shotgun Wedding” me aktorët Josh Duhamel dhe këngëtarin Lenny Kravitz, thuhet se është duke u mbështetur te një ish i saj.
Bëhet fjalë për ish-bashkëshortin, Marc Anthony, me të cilin J.Lo. ka dy fëmijë binjakë, Max dhe Emme, 13-vjeçar.
“Jennifer dhe Marc kanë një marrëdhënie të shkëlqyer. Ta kesh atë afër, ndërkohë që po punon është diçka shumë komode”, ka thënë një burim i afërt me këngëtarin Anthony.
Raportohet se Jennifer është e thyer në aspektin e besimit, pas problemeve qe kishte pasur me të fejuarin e saj Alex me të cilin edhe i dha fund lidhjes.
Tani ajo, dëshiron që të gjejë një mashkull të cilit mund t’i besojë plotësisht, i ka thënë një burim UsWeekly.
“Jennifer ka qenë gjithmonë rrethuar nga thashethemet se Alex po e tradhton me vajza të tjera. Kjo ka luajtur një rol të madh në ndarjen e tyre. Tani ajo dëshiron dikë të cilit mund t’i besojë edhe kur nuk e ka afër”, ka thënë burimi duke iu referuar thashethemeve të fundit sipas të cilave Alex po e tradhtonte Jennifer me yllin televiziv Madison LeCroy.
J.Lo. dhe A.Rod. i dhanë fund lidhjes përfundimisht këtë muaj duke thënë se kishin vendosur se ishte më mirë që ata të mbeteshin “vetëm shokë”. Lidhja e tyre ka zgjatur disa vite derisa planifikonin edhe të kurorëzoheshin.
-
22 prill 2021 20:11
-
Shpërndaje në: