Showbiz

Ryan Reynolds dhe Samuel L. Jackson sërish bashkë në ekran të madh

 

“Hitman’s Wife’s Bodyguard” është filmi i ardhshëm dramë, komedi dhe aksion, i cili pritet të shënojë suksese në arkat filmike me të filluar së shfaquri nëpër kinema, kryesisht për shkak të aktorëve yje që janë pjesë e kastës së tij.

Me regji të Patrick Hughes, ky është vazhdimi i dytë i filmit të vitit 2017, me titull “The Hitman’s Bodyguard”, dhe në rolet kryesore i sjell aktorët, Ryan Reynolds, Samuel L. Jackson, Salma Hayek, Frank Grillo, Richard E. Grant, Tom Hopper, Antonio Banderas dhe Morgan Freeman.