Showbiz

Vdiq në moshën 52-vjeçare Helen McCrory, aktorja e “Peaky Blinders”

Vdiq në moshën 52-vjeçare Helen McCrory, aktorja e “Peaky Blinders”
Foto: BBC
 

Aktorja Helen McCrory, e njohur për rolet e saj në serinë “Peaky Blinders” dhe në tre filmat e “Harry Potterit”, ka vdekur të premten nga kanceri, në moshën 52-vjeçare.

Bashkëshorti i saj, aktori Damian Lewis, ka konfirmuar lajmin për vdekjen e McCroryt.