Showbiz

John Cena, vëllai i Dieselit “i dërguar prej Walkerit” në filmin e ri “F&F9”

Aktori Vin Diesel ka thënë të enjten se kolegu i tij i ndjerë Paul Walker e ka dërguar John Cenan për ta takuar në sheshxhirimin e filmit më të ri “Fast & Furious 9”.

Aktori 53-vjeçar së fundmi ka qenë i ftuar për një intervistë me Nate Burlesonin në emisionin “Extra”, me qëllim të promovimit të filmit të ardhshëm aksion, dhe ka shpalosur disa hollësi lidhur me vendimin e WWE-së për angazhimin e aktorit.

Ylli i filmit “Bloodshot” ka bërë të ditur se ai dhe ekipi prapa realizimit të “Fast & Furious 9” kanë diskutuar se kush do të duhej ta portretizonte rolin e vëllait të tij, Dominic Toretto, për një kohë të gjatë, pa rezultuar me ndonjë vendim.

“Kishim filluar të bisedonim rreth rolit të vëllait shumë kohë më parë. Kur koha e përzgjedhjen erdhi, pamë se e kishim shumë të vështirë që të vendosnim”, është shprehur ai.

Dieseli ka specifikuar po ashtu se si rrjedhojë e prapavijës së tij diverse ekipi në fund mund ta zgjidhte këdo që dëshironte, gjë kjo që e komplikoi edhe më shumë përzgjedhjen.

“Kemi menduar për lloj-lloj aktorësh, ngase jam multikulturor. Kushdo mund të jetë vëllai im”, ka rikujtuar ai.

Megjithëkëtë, aktori i XXX i ka thënë Burlesonit se në fund kanë mbërritur në pikën e një vendimi dhe se në atë moment vendimi u mor “brenda dy sekondash”.

Diesel ka theksuar se gjersa po mendonte sikurse Toretto e takoi mundësin profesionist dhe menjëherë e ndjeu se kolegu i tij i ndjerë e kishte përcaktuar takimin e tyre.

“E kam këtë mënyrë që hyj në mendjen e personazhit dhe Cena erdhi një ditë për të më takuar dhe më duhet t’ju them se Pablo, Paul Walker, e kishte dërguar”, ka thënë ai. “Nuk mendova dy herë. Thashë se ky është vëllai im”.

Aktori ka elaboruar po ashtu se si shtyrjet e publikimit të filmit vetëm sa e kanë shtuar ngazëllimin e publikut. Ai ka shtuar se e ka vërejtur se fansat e serisë së filmave “Fast And Furious” ishin shumë të emocionuar për publikimin e filmit.

Pjesa e nëntë e serisë së filmave “Fast And Furious” do ta ketë premierën më 19 maj dhe do të publikohet për publikun e gjerë më 25 qershor. Është konfirmuar se do të ketë edhe dy filma të tjerë të kësaj serie, në të cilët do të luajë Diesel.