Showbiz

Djemtë e Arnold Shwarzeneggerit fotografohen për herë të parë në shoqërinë e njëri-tjetrit

Foto: AP/Associated Press

Djemtë e Arnold Schwarzeneggerit, Patrick dhe Joseph, janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit për herë të parë.

Dy vëllezërit janë fotografuar nga paparacit duke ushtruar së bashku në Santa Monica, krahas së dashurës së Joseph Schwarzeneggerit, Nicky Dodaj.

Tashmë e dini historinë e familjes së aktorit dhe ish-guvernatorit të Kalifornisë. Nëna e Josephit, Mildred, ishte pastruese në shtëpinë e familjes Schwarzenegger kur mbeti shtatzënë nga afera e saj me yllin e filmave aksion. Ajo dhe i biri u zhvendosën në Bakersfield për të jetuar, derisa shpërtheu lajmi në media se Joseph ishte djali i të famshmit Arnold Schwarzenegger.

Nga atëherë Joseph besohet se nuk ka pasur kontakt me fëmijët e tjerë të aktorit, të paktën jo nga aq sa dinë mediat dhe portalet e huaja.

Andaj mbetet të shihet nëse ky është fillimi i krijimit të raporteve familjare ndërmjet Josephit dhe 3 fëmijëve tjerë të Arnoldit.

Patrick dhe Joseph kanë edhe gjëra tjera të përbashkëta, përveç lidhjes së gjakut. Që të dy e kanë filluar rrugëtimin e tyre në botën e aktrimit.

{gallery}