Showbiz

Rihanna marshon dhe bënë thirrje për ndalimin e dhunës ndaj aziatikëve

Rihanna marshon dhe bënë thirrje për ndalimin e dhunës ndaj aziatikëve
Foto: AP/Associated Press
 

Rihanna po e mbështet komunitetin aziatiko-amerikan, duke e huazuar zërin e saj prej ylli global të muzikës për të bërë thirrje për ndalimin e dhunës ndaj aziatikëve. Këngëtarja e ndoqi një prej marshimeve paqësore në rrugët e Los Angelesit, të organizuar nga lëvizja “#StopAsianHate”.

Ylli i muzikës R&B marshoi nëpër rrugë e shoqëruar nga asistentja e saj, Tina Truong, dhe i bashkoi forcat me një numër të madh përkrahësish të kësaj çështje, duke mbajtur parulla në duar që bëjnë thirrje për ndalimin e urrejtjes së paarsyeshme dhe dhunës ndaj aziatikëve në Amerikë. Në një prej parullave që Rihanna po e mbante në duar shkruante: “Urrejtja është e barabartë me racizmin ndaj Zotit”, kurse tjetra shkruante “#StopAsianHate”.

Rihanna nuk është se vetëm u shfaq në këtë marshim. Ajo u angazhua gjatë gjithë kohës duke i krijuar vet parullat të cilat i mbante lartë me krenari. Ajo madje shoqërohej me marshuesit e tjerë, duke vallëzuar dhe fotografuar me ta.