Showbiz

Daniel Radcliffe do të luajë në filmin e ri “The Lost City of D”

Foto: AP/Associated Press

Aktori 31-vjeçar, Daniel Radcliffe, do ta luajë rolin e një personazhi të ligë në filmin e ardhshëm romantik, “The Lost City of D”, duke iu bashkuar yjeve që tashmë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë projekt, Sandra Bullock dhe Channing Tatum.

Filmi e rrëfen historinë e një shkrimtareje të përkohshme të romaneve romantike, e personifikuar në film nga Bullock, e cila ishte e sigurt që asgjë nuk mund të ishte më keq sesa të ngecte në një turne libri, me modelin e saj të ballinës i cili portretizohet nga Tatum. Por gjërat përkeqësohen kur një përpjekje kidnapimi i dërgon ata në një aventurë të rrezikshme në xhungël, dhe kështu mëson se jeta mund të jetë shumë më e çuditshme dhe më romantike, se cilado histori e librave të saj.

Regjinë e filmit po e bëjnë, Adam dhe Aaron Nee, bazuar në skenar të Dana Foxit. Sandra Bullock po ashtu vjen në rolin e producentes së filmit, bashkë me Liza Chasin dhe Seth Gordon.

Ende nuk dihen detaje rreth rolit të cilin Daniel Radcliffe do ta portretizojë në këtë film, por besohet se projekti në përgjithësi do të mirëpritet nga publiku i gjerë.

Radcliffe u bë i famshëm si fëmijë për portretizimin e magjistarit të ri në filmat, “Harry Potter”. Më parë aktori kishte deklaruar se frika e tij më e mëdha ishte që të mos kishte mundësi të luajë në filma të tjerë, pas projekteve rekordthyese “Harry Potter”.

Tutje aktori tha se ndihet jashtëzakonisht me fat që ka mundësi ta bëjë punën që e dashuron, e që është aktrimi. Pas rolit të Harry Potterit, Radcliffe ka luajtur në projekte të ndryshme kinematografike, si “My Boy Jack”, “The Woman In Black”, “Kill Your Darlings”, “The F Word”, “Victor Frankenstein”, “The Modern Ocean”, “Swiss Army Man”, “Imperium”, “Jungle”, “Beast of Burden”, “Guns Akimbo” dhe të tjerë.