Showbiz

Eddie Murphy po planifikon t’i rikthehet “stand-up” komedisë

Si shumicës së njerëzve në mbarë botën, pandemia me koronavirus ka prishur edhe planet e komedianit të njohur amerikan, Eddie Murphy.

Ky i fundit ka bërë të ditur se ka shumë dëshirë tu rikthehet “stand up” komedive dhe se planifikon ta bëjë këtë sapo të përfundoj pandemia.

Këtë plan të tij Murphy e ka bërë të ditur gjatë paraqitjes në emisionin e komedianit të njohur, Kevin Hart.

Aktori i famshëm amerikan kishte filluar karrierën e tij në “stand-up” komedi gjatë kohës sa ishte në shkollë të mesme, në vitet e 70-ta.