2 perditesime
18:47

Meghani e akuzon Pallatin për shpifje ndaj saj dhe Harryt

“Nuk e di se si mund të presin që pas tërë kësaj kohe, thjesht do të rrimë të qetë, nëse firma është duke luajtur një rol aktiv duke thënë gjëra të pavërteta për ne. Dhe, nëse kjo vjen me rrezikun e humbjes së gjërave, mendoj se deri më tani është humbur mjaftueshëm”, ka thënë Meghan për Winfreyin, duke e përdorur shprehjen firma që nganjëherë përdoret për t’iu referuar familjes mbretërore

Londër, 4 mars (AP) – Dukesha e Sussexit, Meghan Markle, ka adresuar të enjten akuza drejt Pallatit të Buckinghamit, në një sekuencë të intervistës dhënë për Oprah Winfreyin, e cila do të transmetohet e plotë gjatës së dielës.

Në sekuencën e shkurtër të publikuar të mërkurën mbrëma, Winfrey e ka pyetur Meghanin: “Si ndiheni kur pallati ju dëgjon se e flisni të vërtetën sot?”.

Meghani kësaj pyetjeje i përgjigjet, duke thënë: “Nuk e di se si mund të presin që pas tërë kësaj kohe, thjesht do të rrimë të qetë, nëse firma është duke luajtur një rol aktiv duke thënë gjëra të pavërteta për ne”. “Dhe, nëse kjo vjen me rrezikun e humbjes së gjërave, mendoj se deri më tani është humbur mjaftueshëm”.

Firma është një term që nganjëherë përdoret për t’iu referuar familjes mbretërore. Pallati i Buckinghamit ka bërë të ditur se “nuk ka koment”, kur është pyetur për sekuencën e intervistës.

Intervista e plotë e realizuar nga Winfreyi me Meghanin dhe princin Harry do të transmetohet në “CBS” të dielën dhe në kanalin britanik “ITV”, të hënën. Është kjo paraqitja e tyre e parë qyshkur çifti është zhvendosur nga Britania e Madhe për të jetuar në Amerikën Veriore.

Çifti ka njoftuar në janar të 2020-s se është duke u tërhequr nga obligimet që i mbart të qenët anëtarë të familjes mbretërore dhe se më pas do të shpërngulen në Amerikën Veriore.

Pallati i Buckinghamit ka konfirmuar muajin e kaluar se çifti është pajtuar me Mbretëreshën Elizabeth II, gjyshen e Harryt, se nuk do të rikthehen për t’i vazhduar angazhimet në mbretëri.

Vendimi i tyre ka nxitur thashethemet rreth një ndarjeje të mundshme midis çiftit – që janë vendosur në Kaliforni dhe po e presin fëmijën e tyre të dytë – dhe familjes mbretërore britanike.

Dukesha ka pretenduar se ka qenë pre e bulizmit në mbretëri.

Revista “The Times” në Mbretërinë e Bashkuar ka publikuar një artikull të martën, duke i cituar burimet që kanë thënë se sipas disa akuzave, dukesha i ka dëbuar dy ndihmës personalë nga shtëpia e saj në Pallatin e Kensingtonit. CNN-ja nuk ka mundur t’i vërtetojë këto pretendime.

Burimet kanë thënë se i janë drejtuar “The Times”, për shkak se versioni që e kishte publikuar dukesha ishte gjysmë i vërtetë dhe se kishin shqetësime se si ishte diskutuar për çështjen e bulizmit.

Në raport thuhej se burimet kishin besuar se publiku “duhet ta shohin këtë histori nga perspektiva e tyre”, para intervistës së çiftit me Winfreyn.

Pallati i Buckinghamit ka njoftuar se ishte “shumë i shqetësuar” rreth pretendimeve që përmenden në raport.

Një zëdhënës nga Sussexi e ka cilësuar raportin e “The Times” si “fushatë të njollosjes”, përpara intervistës së çiftit me Winfreyn.

10:08

Meghan Markle mohon se ka bulëzuar asistentët e saj në Pallatin Mbretëror

Dukesha e Susexxit, Meghan Markle ka akuzuar Pallatin Mbretëror për “përjetësim të gënjeshtrave” ndaj saj dhe bashkëshortit të saj, duke thënë se çifti nuk do të rrinë në heshtje në lidhje me këtë.

Këto komente, Meghan i ka bërë gjatë një paraqitjeje në emisioni e famshëm amerikan me Oprah Winfrey në lidhje me largimin e tyre nga familja mbretërore vitin e kaluar.

Të mërkurën janë publikuar në “Times” të Britanisë së Madhe disa akuza ndaj Markle ku sipas burimeve ajo kishte bulëzuar dy asistentë të saj në Pallatin Mbretëror.

Mirëpo, Harry dhe Meghan kanë lëshuar menjëherë një deklaratë ku i përgënjeshtrojnë akuzat duke thënë se ajo asnjëherë nuk e ka bulëzuar askënd.

09:30

Pallati Mbretëror do të hetojë akuzat se Meghan Markle ka bulëzuar disa anëtarë të tij

Pallati Mbretëror ka bërë të ditur të mërkurën se do të hetojë akuzat se Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle i ka bulëzuar disa prej anëtarëve të stafit mbretëror.

“The Times” në Britani të Madhe ka publikuar një artikull duke cituar burime të cilat deklaronin se Meghan Markle ka dëbuar dy asistentë të saj personal dhe po ashtu ka zhvlerësuar besimin e një anëtari tjetër, shkruan CNN.

Pallati në Buckingham është deklaruar ndërkohë në lidhje me këto deklarata duke thënë se “janë të shqetësuar” në lidhje me këto pretendime.

“Ekipi jonë i hetimeve do të merret me këtë rast. Edhe anëtarët e pallatit të cilët janë të përfshirë në këto thashetheme do të ftohen për tu sqaruar në lidhje me këtë”, thuhet në një deklaratë për media.

Princi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan janë larguar nga Pallati Mbretëror në janar të vitit 2020 duke u zhvendosur në Amerikën Veriore.

Pallati Mbretëror ka bërë të ditur ndërkohë se çifti është pajtuar me mbretëreshën, Elizabeta II se ato nuk do të ktheheshin më në pallat.

Harry dhe Markle kanë një djalë ndërkohë që Dukesha është në pritje edhe të një fëmijë tjetër.