Ngjarja madhore e San Diegos, “Comic-Con”, është anuluar për herë të dytë në 50 vjetët e historisë së saj, dhe tani do të zhvillohet online. Kjo për shkak të pandemisë së vazhdueshme të koronavirusit.
E njohur si një ngjarje e rëndësishme e showbizit, e cila i mbledh në një vend të gjithë adhuruesit e librave komikë, dhe tradicionalisht ndiqet nga më shumë se 167.000 njerëz, “Comic-Con” këtë vit vjen me disa ndryshime në mënyrën e organizimit, duke u mbajtur në formatin virtual nga 23 deri më 25 korrik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithëkëtë, organizatorët kanë bërë të ditur se po planifikojnë ta mbajnë një ngjarje më të vogël në muajin nëntor, ku adhuruesit e librave komikë do të kenë mundësi të takohen fizikisht dhe ta festojnë pasionin për këtë zhanër të artit.
“Këta muajt e fundit kanë qenë mjaft të rëndë për të gjithë, prandaj shpresojmë se kjo përpjekje e jona për ta organizuar këtë ngjarje në formë virtuale, është një lëvizje e vogël drejt rikthimit të shprehisë për t’u mbledhur si komunitet për ta festuar artin, shoqërinë, edukimin dhe frymën e qëndrueshme të tifozërisë, që në fakt është pjesë e madhe e ngjarjes ‘Comic-Con”, thuhej në një prononcim për media të lëshuar nga organizatorët.
Në vitin 2020, ngjarja e profilit të lartë e cila zë vend në San Diego, “Comic-Con”, ishte anuluar për herë të parë në 50 vjetët e historisë së saj. Sivjet, ajo u zëvendësua me eksperiencën e re virtuale, një gjë që tashmë është shndërruar në normalitetin e ri në epokën e COVID-19.
“Comic-Con” po ashtu e tërheq një numër të madh të publikut për shkak të pjesëmarrjes së yjeve të Hollywoodit, të cilët mbajnë konferenca për shtyp dhe i promovojnë filmat e tyre me superheronj.