Showbiz

Lansohet videoklipi i këngës “Karma” e cila e përfaqëson Shqipërinë në “Eurosong”

Është publikuar tashmë videoklipi zyrtarë i këngës “Karma” të Anxhela Peristerit, e cila triumfoi në festivalin e këngës shqipe “Fest’ 59” dhe kështu e fitoi të drejtën për ta përfaqësuar Shqipërinë, në festivalin evropian të këngës “Eurovision”.

“Karma” me muzikë e aranzhim të Kledi Bahitit dhe tekst të shkruar nga Olti Curri, vjen e shoqëruar me një videoklip dramatik. Ndërsa performanca me shumë ndjenjë e Anxhela Peristerit, e vë në pah edhe më shumë fuqinë e vokalit të saj unik.

“Karma” tashmë është publikuar në platformën YouTube, ndërsa publiku shqiptar anembanë botës shpreson që kjo këngë, ta radhit Shqipërinë në pozitat e para të festivalit të sivjetmë “Eurosong”.