Showbiz

Princi Philip që gati dy javë në spital, brengoset për të ardhmen e Familjes Mbretërore

Princi Philip që gati dy javë në spital, brengoset për të ardhmen e Familjes Mbretërore
Foto: The Independent
 

Princi Philip ka kërkuar nga Princi Charles që të shkojë në spital dhe të diskutojnë për të ardhmen e Familjes Mbretërore, kanë bërë të ditur zyrtarë për media të Mbretëreshës.

Sipas tyre, Princi Philip i cili ka disa ditë që po qëndron në spital për shkak të gjendjes së tij shëndetësore jo të mirë, ka filluar të shqetësohet për familjen e tij, shkruan Daily Mail.