Aktorja amerikane Halle Berry ka filluar bashkëpunimin me rrjetin Netflix për filmin ri, ku përveç se producentë do të ketë edhe rolin kryesor në film.
Sipas magazinës “Deadline”, aktorja 54 vjeçare do të jetë pjesë e filmit aventurë dhe fiksion të titulluar “The Mothership”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHalle Berry në film do të shfaqet në rolin e bashkëshortes Sara Morse, të cilës i është zhdukur bashkëshorti një vit më herët në fermën e tyre.
Kur zbulon një objekt jashtëtokësor përreth shtëpisë Sara dhe fëmijët e saj mundohen të gjejnë bashkëshortin duke u sfiduar me vështirësi përgjatë rrugës.
Nuk është hera e parë që Halle Berry bashkëpunon me platformën “Netflix”, teksa nuk ka informata të tjera se kur do të fillojnë xhirimet për filmin “The Mothership”.