Showbiz

Dua Lipa thotë se muzika e saj është bashkëpunim masiv i artistëve

Descriptive Text

Këngëtarja e njohur Dua Lipa ka thënë se ndjehej e pasigurtë në moshë të re, porse tani ka dëshirën për të qenë “e fuqishme dhe të qëndroj mbi këmbët e veta”.

Në një intervistë për Apple Music, këngëtarja 25-vjeçare tha se ajo u bë një artiste dhe një muzikante ndërsa luftonte pasiguritë dhe dobësitë e saj ndërsa po rritej.

"Ndihem sikur kisha aq shumë nga kjo energji sikur doja të thoja: Nuk mund të jem e dobët. Duhet të jem e fortë. Duhet të qëndroj në këmbë", tha Lipa.

Fituesja e çmimit Grammy theksoi se dëshiron që muzika të ishte diçka me të cilën të gjithë mund të lidhen.

Ikona e muzikës i cilësoi të gjitha këngët e saj si “një përpjekje masive bashkëpunuese” me të gjithë artistët dhe autorët e këngëve dhe producentët me të cilët ajo punoi.