Showbiz

Publikohen pamjet e para të filmit “Mortal Kombat”

Adhuruesit e videolojës “Mortal Kombat” do të jenë shumë të lumtur me ta kuptuar lajmi se së shpejti do të lansohet filmi i bazuar në të këtë lojë.

Tashmë janë publikuar pamjet e para të këtij projekti kinematografik, i cili sjell personazhe interesante, beteja të shumta dhe gjithçka duket se është krijuar sipas shijesh së adhuruesve të videolojës së famshme.

Ngjarja zhvillohet rreth një grupi të ushtarëve me fuqi të jashtëzakonshme, të cilët përzgjidhen për të luftuar në “Mortal Kombat”, një betejë legjendar e cila do ta shpëtojë mbretërinë.

Në rolet kryesore të filmit vijë aktorët Joe Taslim, Hiroyuki Sanada, Jessica McNamee, Mehcad Brooks dhe të tjerë.

“Mortal Kombat” do të lansohet nëpër kinema dhe në platformën digjitale HBO Max, më 16 prill të këtij viti.