Showbiz

Kënga “Young Queen” nga Mimoza, dedikim për Kosovën

Kënga “Young Queen” nga Mimoza, dedikim për Kosovën
 

Këngëtarja kosovare e cila po e zhvillon karrierën e saj muzikore jashtë kufijve, Mimoza, e ka lansuar videoprojektin e ri me titull “Young Queen” dhe i cili e promovon prejardhjen e saj.

Mimoza e cila shquhet edhe për aftësitë e saj si tekstshkruese, pasi e ka shkruar hitin e Ava Maxit, “Kings & Queens”, këtë projekt të ri ia ka dedikuar vendlindjes së saj dhe të gjitha nënave shqiptare që i rrisin vajzat e tyre për ta parë veten si mbretëresha. Me këto fjalë dedikuese edhe përfundon videoklipi, ku ndër të tjera Mimoza shfaqet në disa skena më veshje kombëtare.