Showbiz

Drake, Cardi B dhe shumë yje tjerë pjesë e reklamave të krijuara për “Super Bowl”

 

Çdo vit ngjarja më e ndjekur në Amerikë, “Super Bowl”, i prodhon disa prej reklamave më të kreative dhe qesharake që i kemi parë ndonjëherë.

Kompani të mëdha botërore paguajnë me miliona dollarë për t’i angazhuar yjet e shumtë të showbizit që të bëhen pjesë e reklamave të tyre, dhe më pas paguajnë edhe më shumë të holla për të pasur mundësi që t’i transmetojnë ato gjatë finales së kampionatit të futbollit amerikan.