Dy prej zërave më të bukur të estradës, Lind Islami dhe Venera Lumani, janë bërë bashkë edhe një herë në realizimin e këngës së re, me titull “Me ty”.
Këngëtarët të cilët janë edhe një prej çifteve më të dashura nga publiku mbarë shqiptarë, kanë vendosur t’ua sjellin adhuruesve një baladë të ndjeshme të dashurisë, e cila vjen e shoqëruar edhe me videoklip.
Tekstin e këngës e ka shkruar Venera Lumani, për muzikën janë përkujdesur që të dy, Islami dhe Lumani, ndërsa producent i këtij projekti është Elgit Doda.
“Me ty” është bashkëpunimi i radhës mes Lindit dhe Venerës, të cilët kanë realizuar shumë këngë së bashku, si “Ma shumë”, “A e din”, “Larg”, “Betohem”, “M’flen në shpirt” dhe të tjerë.