Showbiz

Veshjet e grupit “BTS” nga videoklipi “Dynamite” janë shitur në ankand

Foto: AP/Associated Press

Veshjet plot ngjyra të grupit nga Korea Jugore, “BTS”, të cilat shtatë djelmoshat e bendit i kishin veshur në videoklipin e këngës të tyre hit, “Dynamite”, kanë qenë top-shitja e ankandit të së dielës që është mbajtur nga Julien.

Koleksioni i veshjeve u shit për një shumë prej 162,500 dollarësh, një numër që ishte më shumë se tetëfishti i shumës që u vlerësua se do ta arkëtonin, sipas një njoftimi për shtyp në lidhje me ankandin nga i cili përfiton fondacioni bamirës, “MusiCares”.

Koleksionuesi i artit, japonezi Yusaku Maezawa dhe ylli i YouTube HIKAKIN ishin blerësit e tyre.

Të gjitha të ardhurat nga artikujt e shitur në ankand do të shkojnë për fondacionin “MusiCares”, duke siguruar kështu ndihma për artistët dhe profesionistët e komunitetit muzikor në kohë nevoje.

Kënga “Dynamite” ishte publikuar në fund të muajit gushtë të vitit të kaluar, dhe është e vetmja këngë e grupit pop nga Koreja Jugore, “BTS”, që është realizuar tërësisht në gjuhën angleze.

Kënga u klikua mbi 100 milion herë në Youtube në 24 orët e para, duke thyer kështu rekord të shikueshmërisë. Sot, pesë muaj pas lansimit i numëron më shumë se 824 milionë dollarë.