Showbiz

Kanye West rikthehet në Los Angeles

 

Reperi i njohur amerikan, Kanye West, është spikatur nga paparacit në Los Angeles, për herë të parë pas lajmeve se bashkëshortja e tij, Kim Kardashian, tashmë ka kontaktuar me avokatët e saj rreth shkurorëzimit nga reperi i famshëm.

Ylli 43-vjeçar i muzikës u fotografua duke zbritur nga një aeroplan privat në aeroportin “Van Nuys” në Los Angeles, me të ateruar nga Wyoming ku ka jetuar këto javët e fundit, në fermën e tij 14 milionë dollarësh.