Showbiz

Ceremonia “Billboard Music Awards” bëhet me datë zyrtare

Foto: AP/Associated Press

Ceremonia e përvitshme, “Billboard Music Awards”, është bërë me datë zyrtare të mbajtjes, pavarësisht se vitin e kaluar kjo ceremoni mjaft e ndjekur nga yjet dhe publiku, ishte shtyrë nga muaji prill për në muajin tetor shkaku i pandemisë së koronavirusit.

Detajet shtesë rreth edicionit të ardhshëm të kësaj ngjarjeje, siç janë emrat e artistëve të nominuar dhe performuesve të mbrëmjes, nuk janë zbuluar ende.

Ceremonia e vitit 2020 zuri vend në teatrin “Dolby” në Hollywood, pa prezencën e audiencës në sallë, për shkak të masave anti-Covid.

Kelly Clarkson e prezantoi këtë ngjarje, për të tretin vit me radhë, ndërsa ndër fituesit kryesorë të mbrëmjes ishin: Post Malone, Pink, Billie Eilish, grupi “Jonas Brothers”, Lil Nas X, Lizzo, Cardi B dhe të tjerë.

Ceremonia e vitit 2021, “Billboard Music Awards”, do të mbahet më 23 maj dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin NBC.