Është shtyrë data e lansimit të filmit të ri të aktorit Jared Leto, “Morbius”, deri kah fundi i vitit 2021.
Trileri i bazuar në librat komik dhe i realizuar nga studio “Sony”, fokusohet në personazhin e keq të inspiruar nga filmat “Spider-Man”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi fillimisht ishte planifikuar të lansohet më 19 mars të këtij viti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por për shkak të pandemisë së vazhdueshme, është detyruar të shtyhet për datën 8 tetor. Ndërsa, ende nuk dihet kur do të lansohet për publikun në Britani të Madhe.
Në filmin “Morbius” rolin kryesor e luan aktori, Jared Leto. Ai e portretizon një biokimist i cili provon ta shërojë veten nga një sëmundje e rrallë e gjakut, dhe shndërrohet në diçka të errët dhe të frikshme.
Matt Smith, Jared Harris dhe Tyrese Gibson, gjithashtu luajnë në film, regjinë e së cilit e ka bërë Daniel Espinosa.