Dwayne Johnson ka publikuar trailerin e parë për historinë e tij të origjinës “Young Rock”.
Seritë do të shfaqen në NBC në formë dokumentari për vitet e tij të fëmijërisë, kohën kur ishte mundës dhe karrierën e tij në aktrim. Në trailer shihen edhe aktorët Adrian Groulx dhe Bradley Constant që futen në rol për të portretizuar Johnsonin sa ishte 10-15 vjeç, shkruan NME.
“Me të vërtetë do të doja që babai im ta shihte këtë. Ai do të ishte krenar”, ka shkruar Johnson në Instagram.