Showbiz

Ariana Grande lanson remixin “34+35” me Doja Cat dhe Megan Thee Stallion

Ariana Grande do të lansojë remixin e ri të “34+35” bashkë me Doja Cat dhe Megan Thee Stallion, të enjten, ka njoftuar vetë ajo.

Grande e paralajmëroi një gjë të tillë dje, me një videoklip që tregonte tri vajzat në figura vizatimore, shkruan NME.

Figura e mesit ishte Ariana, ndërsa dy të tjerat ishin shënuar me pikëpyetje. Më pas, këngëtarja zbuloi se vajzat misterioze ishin Doja Cat dhe Megan Thee Stallion.