Showbiz

Tayna dhe Dafina Zeqiri, së shpejti me projekte të reja muzikore

Pas suksesit me këngën e fundit “Johnny”, reperja Tayna ka paralajmëruar tashmë projektin e radhës, që kësaj radhe vjen në bashkëpunim.

Është reperi francez, L’Agerino ai që këngëtarja shqiptare ka zgjedhur për projektin e ri, që do të titullohet “Moona”.

Duke mos dhënë detaje tjera, dyshja e kanë bërë paralajmërimin e këngës vetëm me mbishkrimin “Së shpejti”.

Kjo është një strategji e njohur tashmë për artistët që fillimisht nxisin kureshtjen e adhuruesve me paralajmërime minimaliste për projektin në zhvillim.

Image

Ka kohë që Dafina Zeqiri po e paralajmëron albumin e saj të radhës “Dafinë Moj”, album ky që po përflitet shumë nga fansat e këngëtares.

Është përfolur për shumë bashkëpunime në këtë album, e njëri nga ta që tashmë është konfirmuar është ai mes Dafinës dhe reperit të famshëm Italian, Sfera.

Janë edhe komentet që dyshja ka shkëmbyer mes vete në rrjetin social Instagram, që tregojnë se ata tashmë janë në kontakt dhe pritet të sjellin projektin në vitin 2021.